Wednesday, 13. May 2026
Sport

E pret punë e vështirë | Mësohet kundërshtari i Akil Gjakovës në çerekfinale të Lojërave Olimpike

GS 29/07/2024 1 Min. Lesezeit

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova me sukses ka përfunduar edhe garën e tij të dytë në Lojërat Olimpike në Paris.

Gjakova arriti që në raundin e dytë ta mposht me Ippon austriakun Samuel Gassner për të vazhduar misionin drejt medaljes olimpike.

E tani në çerekfinale, Gjakovën e pret punë e vështirë, sepse do të përballet me italianin, Manuel Lombardon.

Me këtë xhudist, Gjakova u përball së fundmi në Prishtinë, të cilin e mposhti.

/GazetaBlic Sport

Teilen: