Xhudisti kosovar, Akil Gjakova pas pak do të duelojë në kuadër të çerekfinaleve në Lojërat Olimpike në Paris.
Gjakova arriti që në raundin e dytë ta mposht me Ippon austriakun Samuel Gassner për të vazhduar misionin drejt medaljes olimpike.
E tani në çerekfinale, Gjakovën e pret punë e vështirë, sepse do të përballet me italianin, Manuel Lombardon.
Ky ballafaqim do të zhvillohet pas rreth 15 minutave dhe transmetohe direkt në RTK.
/GazetaBlic Sport