Riccardo Calafiori është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Arsenalit.
Përmes faqeve zyrtare klubi i “The Gunners” njoftoi se 22-vjeçari është tashmë pjesë e skuadrës së tyre.
Arsenali e bleu mbrojtësin nga Bologna për rreth 50 milionë euro, shifër ku përfshihen edhe bonuset, me Calafiorin që ka firmosur deri në verën e 2029-ës me klubin anglez.