Sardar Azmoun është gati të nisë një eksperiencë të re larg Europës.
Sulmuesi Iranian që ishte në pronësi të Bayer Leverkusen, por që sezonin e fundit e kaloi në formë huazimi te Roma, tashmë do të luajë në Arabinë Saudite.
Azmoun ka firmosur për tre sezonet e ardhshme me klubin e Al-Shabab, me 29-vjeçarin që është gati për të nisur rrugëtimin në Saudi Pro League.