Ka përfunduar raundi i parë i duelit të Donjeta Sadikut me boksieren nga Kolumbia, Angie Paola Valdes Pana.
Në raundin e dytë dueli ishte i ekuilibruar teksa gjyqtarët raundin ia dhanë kolumbianes, shkruan GazetaBlic Sport.
Kujtojmë që ky duel është i vlefshëm në kuadër të çerekfinaleve të boksit në kategorinë deri në 60kg për femra në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris.
Deri tani Kosova ka fituar një medalje olimpike me Distria Krasniqin në xhudo, teksa sot dështuan të arrijnë të njëjtin sukses Nora dhe Akil Gjakova.
/GazetaBlic Sport.