• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola i shqetësuar: Nuk kemi lojtarë, shpresoj të humbim sa më pak pikë në start

30/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të sezonit të ri futbollistik, Pep Guardiola nuk i fshehu shqetësimet në lidhje me përgatitjet e Manchester City-t. “Qytetarët” aktualisht janë duke u stërvitur në Shtetet e Bashkuara dhe ende nuk kanë 13 lojtarë që do të jenë pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm:

“Do të jemi vonë, jo vetëm kundër Manchester United (në Superkupë), por edhe kundër Chelsea-t dhe Ipsëich gjithashtu (dy ndeshjet e para të Premier League-s).

Objektivi është të përpiqemi të mos humbim shumë pikë, të përpiqemi të konkurrojmë mirë. Nuk kemi lojtarë, sepse duhet të pushojnë”, tha trajneri spanjoll.

Guardiola kritikoi gjithashtu kalendarin dhe numrin e ndeshjeve gjatë gjithë sezonit:

“Nëse shefat e mëdhenj dhe të gjitha institucionet si FIFA, UEFA dhe Premier League nuk mendojnë për lojtarët, atëherë trajnerët duhet të mendojnë për ta, përndryshe ata vdesin. Është shumë. Kjo është arsyeja pse tri javë ose një muaj pushim janë të nevojshme, por konkurrenca ekziston dhe ne duhet të përshtatemi. Nuk ka zgjidhje dhe nuk do të ketë zgjidhje sepse nuk ka asnjë qëllim për të gjetur një zgjidhje.

Do të donim të kishim përgatitje adekuate, por është e pamundur sepse kombëtaret meritojnë të luajnë dhe të gjitha institucionet si FIFA dhe UEFA dhe garat lokale duan të mbrojnë produktin e tyre dhe të luajnë ndeshje”, përfundoi trajneri.

Next Post

Juventus kërkon Adeyemi, Borussia Dortmund ngre “murin” 50 milionësh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.