Wednesday, 13. May 2026
Sport

Paris 2024, Cilësia e ujit në Senë nuk është në parametrat e duhur, shtyhet me 24 orë gara e triatlonit

GS 30/07/2024 1 Min. Lesezeit

Sipas organizatorëve të Paris 2024 gara e triatlonit për meshkuj, e programuar për sot në orën 08:00 (do të të transmetohej direkt edhe në RTSH Sport), u shty me 24 orë pasi lumi i Senës ende nuk ka arritur në parametrat e duhur për të mos shkaktuar probleme në shëndetin e triatletëve.

Niveli i bakterit Esheria Kolit në Senë është më i lartë nga parametrat e parashikuara nga insitutet shëndetësore. Sipas organizatorëve reshjet e forta të shiut kanë vështirësuar shumë planin e tyre për  të mbajtur gara në Senë.

Teilen: