• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Champions apo miliona euro, Berat Gjimshiti është në dilemë për të ardhmen

30/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë diskutime këto ditë tek Atalanta. Janë përfolur shumë emra, si në hyrje edhe në dalje, ku njëri mes tyre është edhe ai i Berat Gjimshitit.gjimshitiKjo javë do të jetë vendimtare për kapitenin kuqezi dhe shumë gjëra do të varën nga ai, pasi nëse largohet, strategjitë e klubit do të ndryshojnë. Lënia në stol në miqësoren me AZ Alkmarin është një shenjë për ta mbrojtur lojtarin nga ndonjë dëmtim i mundshëm, por asgjë nuk është përfundimtare. Prej disa ditësh Gjimshiti ka treguar në klub për interesimin që vjen nga Katari, por deri më sot nuk është ende e qartë nëse ai ka pranuar.

Oferta nga Al Rayyan, një klub nga Doha, një nga më të pëlqyerit në Ligën e Yjeve të Katarit, ka mbërritur tashmë në Bergamo rreth dhjetë ditë më parë: 15 milionë për Atalantën dhe një kontratë faraonike trevjeçare për shqiptarin. Beramaskët kanë filluar të lëvizin edhe për të gjetur një zëvendësues të denjë për Xhimin, por situata e Beratit duhet të zgjidhet shpejt, për të mirën e tij dhe të klubit. Megjithatë, do të jetë vetë ai që do të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën.

DILEMA – Një nga shtyllat e ciklit fitues të Gasperinit dhe titullar i padiskutueshëm në skuadër, Berat Gjimshiti është në një dilemë të madhe në karrierën e tij. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, në moshën 31-vjeçare, po vlerëson nëse do të vazhdojë në një nivel të lartë në Bergamo, të luajë në “Champions League”, të ndjekë trofe (duke nisur nga Superkupa e ardhshme europiane), apo të pranojë një pensionim të artë, me një kontratë të madhe në Katar.

Next Post

Notari Shaboviq eliminohet nga Olimpiada

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.