• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Spanja fitore me vuajtje

30/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

U luajt mesditën e së martës ndeshja e dytë në Grupin A mes Spanjës dhe Greqisë, në lojërat olimpike, në basketboll për meshkuj. Përfaqësuesja iberike fitoi me rezultatin 84-77 ndaj helenëve.

Fillimi i sfidës ishte më i mirë për grekët, por gjithsesi Spanja rikuperoi në periodën e dytë dhe triumfoi në pjesën e parë në shifrat 49-35. Pas kthimit nga pushimi, Greqia ishte më superiore dhe ngushtoi diferencën në minus 6 përpara periodës së fundit. Fraksioni që do të vendoste fituesin dhuroi shumë emocione deri në sirenën përfundimtare, me takimin që u vendos pak para fundit me një seri pikësh nga spanjollët.

Të besuarit e italianit Sergio Scariolo morën një fitore të rëndësishme që e mban skuadrën brenda objektivave, teksa për Greqinë komplikohet disi rrugëtimi, pasi i duhet me patjetër një fitore në sfidën e fundit ndaj Australisë.

Në këtë përballje ra në sy ylli i NBA, Giannis Antetoukoumpo, i cili shënoi 27 pikë dhe dhuroi 11 asiste, por shokët e ekipit nuk ishin në lartësinë e tij. Nga ana tjetër, për Spanjën ishin deçiziv Aldama dhe veterani Sergio Llull, por bëri mire edhe eksperienca e madrilenit Rudy Fernandez.

Kujtojmë që të dy përfaqësueset kishin humbur në ndeshjet e tyre të para. Përkatësisht Spanja u mposht 92-80 nga Australia, ndërsa Greqia humbi 86-79 ndaj skuadrës së Kanadasë.

Ndeshjet e fundit të grupit A do të zhvillohen më datë 2 gusht, ku do të përcaktohet edhe renditja përfundimtare. Në lojërat Olimpike, në basketboll për meshkuj, janë 3 grupe me nga 4 skuadra pjesëmarrëse, ku kalojnë 2 më të mirat e çdo grupi dhe 2 të tretat më të mira, për të formuar kështu fazën e çerekfinaleve të kompeticionit..

Next Post

Gjyqtarët kosovar drejtojnë tjetër ndeshje evropiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.