Thursday, 19. March 2026
Sport

Laura i afrohet medaljes së bronztë

GS 30/07/2024 1 Min. Lesezeit

Laura Fazliu ka bërë edhe një hap të madh drejt medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Fazliu e ka fituar meçin e parë të repesazhit dhe tani i duhet vetëm edhe një fitore për të siguruar të bronztën në kategorinë deri 63 kilogramë.

Në luftën e parë të repesazhit, Laura mposhti kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard.

Laura fitoi me Ippon në kohën shtesë për t’iu afruar edhe më shumë medaljes së parë olimpike në debutimin e saj në këtë ngjarje të madhe sportive.

 

 

Teilen: