Roma nuk po planifikon të ngadalësohet në tregun e transferimeve të verës dhe thuhet se ka filluar të shqyrtojë një lëvizje për yllin e Corinthians, Wesley.
Roma ka qenë aktive këtë muaj teksa kërkon t’i jap Daniele De Rossit përforcimet e nevojshme për të tentuar të mbyll diferencën me vendet e Ligës së Kampionëve, duke transferuar Enzo Le Fee, Samuel Dahl dhe Matias Soule.
Roma tani është në procesin e finalizimit të një lëvizjeje për sulmuesin e Gironas, Artem Dovbyk, duke shtuar fuqinë e nevojshme të zjarrit sulm, dhe puna po vazhdon për të marrë edhe disa përforcime të tjera, me Raoul Bellanova si “ëndrrën në anën e djathtë të fushës”.
“Corriere dello Sport” detajon se si Roma po vazhdon të shikojë përreth për mundësitë e tregut të transferimeve dhe i ka vënë sytë te Wesley, duke besuar se anësori i Corinthians mund të jetë një përshtatje e mirë për skuadrën e De Rossit.
Sulmuesi 19-vjeçar brazilian ka shkëlqyer për Timão këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë katër asistime në 41 paraqitje.