• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E paprecedentë/ Konkurron në Olimpiadë një sportiste 7 muajshe shtatzënë dhe…

31/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Egjiptiania Nada Hafez feston kalimin në fazën e 16-shes në sportin e skermës në ditën e tretë të konkurrimit në Lojëra Olimpike “Paris 2024”.

Por ajo i ka habitur të gjithë kur ka thënë se është 7 muajshe shtatzënë.

Fitorja e parë në këto Lojëra Olimpike, e arritur për fazën e 16-shes në turneun e skermës për gra dhe vajza, nuk harrohet kurrë. Por nëse e arrin atë kur je shtatë muajshe shtatzënë, atëherë kënaqësia është e pamatë.

Është vërtet e pabesueshme historia e egjiptianes Nada Hafez, e cila pasi mposhti amerikanen Tartakovsky në raundin e parë në Paris 2024, tregoi se ishte në pritje të një fëmije.

“Një olimpiste 7 muajshe shtatzënë”, ka shkruar ajo në Instagram, duke rrëfyer emocionet e saj.

“Në platformë nuk ishin dy sportistë, por tre! Isha unë, kundërshtarja ime dhe foshnja ime, që ende nuk ka ardhur në jetë – lexohet në profilin e egjiptianes! –Shtatzënia është e vështirë në vetvete, por të gjesh kurajon për të luftuar për të ruajtur ekuilibrin mes jetës dhe sportit ka qenë paksa e lodhshme, por ia vlejti.

Nada Hafez ka marrë pjesë edhe në dy olimpiada të tjera në Rio 2016 dhe në Tokio 2020.

E diplomuar për mjekësi dhe e martuar me një kirurg, Nada Hafez tregon: “Të tre Olimpiadat kanë qenë të veçanta, por kjo e Parisit është më e bukura, sepse ekziston edhe një olimpist i vogël”.

Historia e saj bëri xhiron e botës në vetëm pak minuta, e ajo sqaroi arsyet që e shtynë të merrte pjesë në këtë olimpiadë edhe pse shtatzënë.

“Doja të tregoja forcën, këmbënguljen dhe vendosmërinë e gruas egjiptiane. Dhe fitorja ndaj kampiones amerikane, numri 7 në renditjen botërore, është një demonstrim i qartë i asaj që një sportist egjiptian, një mjeke, një grua mund të bëjë”.

Next Post

“Ylli” i radhës për mesfushën, Bruno Guimaraes në “lupën” e Los Blancos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.