Klubi i Komos vazhdon fushatën e afrimeve duke përforcuar radhët e tij me futbollistë me shumë emër në Itali. Lëvizja e radhës ishte afrimi i një portieri me shumë eksperiencë si Emil Audero.
Portieri i rritur në akademinë e Juventusit, ishte pjesë e Interit në sezonin e kaluar, duke u shpallur kampion. Por tashmë ai do të mbrojë katërkëndorin e Komos në sezonin e ri, duke pretenduar të ketë një rol protagonisti që nuk ia dhanë as bardhezinjtë dhe as zikaltrit.
“Jam shumë i lumtur, por sidomos shumë krenar që nis një kapitull të rëndësishëm të ri në karrierën time. Pres një kampionat të vështirë, pasi tashmë nuk ka asgjë të sigurt.
Klubi më ka lënë një përshtypje shumë të mirë. Projektin ma shpjeguan disa javë më parë dhe tani që kam firmosur, më janë përsëritur edhe një herë ambiciet dhe serioziteti i klubit”, theksoi ai pas prezantimit te Komo.
PANORAMASPORT.AL