Wednesday, 13. May 2026
Sport

Ballkani fiton në Maltë, avancon në rrethin tjetër

GS 30/07/2024 1 Min. Lesezeit

Pas Dritës, edhe skuadra e Ballkanit ka avancuar në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës, Ballkani kualifikimin e siguroi në ndeshjen e kthimit, të luajtur të martën mbrëma në Maltë.

E mposhti kampionin e Maltës, Hamrun Spartans me rezultatin 2:0 për të konfirmuar kalimin tutje, pasi ndeshja e parë që u luajt javën e shkuar në Podujevë përfundoi pa gola.

Të dy golat e fitores, Ballkani i shënoi në pjesën e dytë.

Fillimisht, Hamid Walidi (64’) realizoi gol fantastik për ta zhbllokuar rezultatin, përpara se Bernard Karrica ta vulos fitoren dhe kualifikimin në rrethin e tretë. Karrica shënoi nga penalltia në minutën e 76-të.

Në raundin e tretë kualifikues të kësaj gare, Ballkani do të përballet me skuadrën Larne, kampionin e Irlandës së Veriut.

Teilen: