Monday, 30. March 2026
Sport

Skuadra shqiptare nga Mali i Zi, kualifikohet në rrethin e tretë të Conference League

GS 30/07/2024 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Malit të Zi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, ka shënuar sukses të madh në garat evropiane.

Deçiqi është kualifikuar në rrethin e tretë të Conference League.

Skuadra nga Tuzi ka luajtur baras (0:0) me Dinamon e Batumit të Gjeorgjisë por falë fitores në takimin e parë në Batum, shkojnë në rrethin e tretë kualifikues.

Është një sukses i madh për skuadrën shqiptare, me president Pal Dreshaj. 

Ballafaqimi i sotëm u luajt në Podgoricë por që nuk “prodhoi” gola, sulmuesi nuk e kishin mbrëmjen  e tyre.

Megjithatë skuadra shqiptare ka arritur qëllimin e vet duke shënuar suksesin më të madh në histori të ekzistimit si klub.

Teilen: