• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Largimet nga Barcelona, dosjet e hapura të katalanasve në dalje

30/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona vazhdon të punojë për të forcuar sulmin e saj. Në zyrat e klubit, drejtuesit konsiderojnë se është e nevojshme të përmirësohet pozicioni i krahut të majtë me Niko Uilliams (22 vjeç) dhe t’i japë më shumë gola dhe lojë me Dani Olmon (26).

LEVAAA

Por këto dy nënshkrime, si dhe ardhja e një mesfushori, varen nga shitja e një lojtari, veç formulave të tjera ekonomike. Barcelona ka përpiluar një doje të lojtarëve, të cilët mund të largohen, duke i krijuara mundësi financiare dha hapësira të nevojshme për afrimet e planifikuara.

ERIK GARSIA – Qendërmbrojtësi po garon në Lojërat Olimpike në Paris. Pavarësisht interesimit të Gironës, lojtari i ri dëshiron të qëndrojë te Barça dhe nuk po mendon një largim, pavarësisht se ka klube të interesuara për të.

INJIGO MARTINEZ – Qendërmbrojtësi është në turne me ekipin në SHBA dhe mendon vetëm për Barçën. Hansi Flik po mbështet tek ai dhe megjithëse nuk është federuar ende, synimi i tij është të nisë sezonin e dytë si lojtar i Barçës. Nuk po studion asnjë ofertë.

KLEMENT LENGLE – Francezi ka një kontratë deri në vitin 2026, por ai nuk llogaritet. Sociedadi po kërkon një zëvendësues cilësor për Robin Le Normand, i transferuar te Atletiko Madrid për 30 milionë euro. Problemi është se Lengle kushton jo pak.

JULIAN ARAUHO – Nuk është një prioritet për Hansi Flik, por tani për tani ai dëshiron ta provojë në turneun në SHBA, aq më tepër duke marrë parasysh që rikthimi i Kanselos nuk është i qartë.

ORIOL ROMEU – Barça ka marrë oferta për të, por Flik i ka thënë tashmë se i beson mesfushorit. Pamundësia ekonomike për të nënshkruar me një mesfushor e bën trajnerin gjerman të zgjedhë ta mbajë atë. Lojtari nuk po mendon për momentin një largim, pavarësisht ofertave, mes të cilave dhe Napoli.

PABLO TORRE – Shënoi golin e fitores kundër Olot në miqësoren e së enjtes së kaluar. Lojtari dëshiron të qëndrojë, por ardhja e Dani Olmos i mbyll çdo shteg. Barça pret oferta.

ILKAJ GYNDOAN – Nevoja e Barçës për të shitur përfshin edhe Gyndoan. Disa informacione sugjerojnë se Barça ka marrë oferta për gjermanin nga Katari dhe Arabia Saudite. Lojtari dëshiron të qëndrojë dhe ka miratimin e Flik.

FRENKI DE JONG – Flik nuk është pro shitjes së De Jong, i cili është i dëmtuar. Këtë e tha me zë e me figurë në ditën e prezantimit të tij. Klubi gati të bindet.

RAFINJA – Një ofertë e fuqishme nga Arabia Saudite prej 65 milionë eurosh ka mbërritur në zyrat e klubit. Një shumë të cilën Barça po e merr në shqyrtim.

VITOR ROKE – Al-Hilal i Arabisë Saudite interesohet për Vitor Roken. Sulmuesi brazilian, megjithatë, nuk dëshiron të largohet. Ai shpreson të qëndrojë por kufiri i pagave do të jetë kyç.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ballkani siguron kalimin tutje, mëson kundërshtarin për raundin e tretë të Conference League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.