Barcelona ka mposhtur Mançester Sitin më miqësoren e zhvilluar në Orlando, Amerikë.Të parët që kaluan në avantazh ishin blaugranat me Viktor dhe më pas “qytetarët” barazuan shifrat. Në fundin e pjesës së parë katalanasit shënuan edhe golin e dytë. Më pas Grilish barazoi në të 60-ën. Koha e rregullt u mbyll në barazimin 2-2 ndërsa ndeshja u vendos nga penalltitë, ku skuadra e Hansi Flik u tregua më e saktë duke mos humbur asnjë.
Kjo është miqësorja e dytë që skuadra e Guardiolës humbet pas asaj me Milanin.
PANORAMASPORT.AL