• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkëlqeu në Evropianin e Gjermanisë, “gjigantët” e futbollit vihen pas “gardianit” gjeorgjian

31/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte ndër “yjet”, që shkëlqeu më fort në Euro 2024.

Pavarësisht se nuk ishte pjesë e formacionit më të mirë të kompeticionit, apo nuk mori vlerësimin si portieri më i ri, të gjithë mund të thuhet se janë në një mendje, për talentin e madh që posedon “gardiani” gjeorgjiani, Giorgi Mamardashvili.

“Shtatlarti” i “Kryqtarëve” ishte më i miri në Gjermani, të paktën sipas statistikave, ku bëri një numër të madh pritjesh duke qenë një nga protagonistët e arritjes deri në fazën e 1/16-ve, në rrugëtimin e tyre të parë, në një kompeticion madhor.

Falë këtyre performancave, Mamardashvili ka rënë në “radarët” e “gjigantëve” të futbollit evropian, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave për të janë interesuar Newcastle e Chelsea, në Premier League, Bayern Munich, në Bundesliga dhe Inter, në Serie A.

Në një situatë të tillë, klubi i Valencia, pjesë e së cilit është edhe Mamardashvili ka filluar të bëjë edhe lëvizjet e para, ku pasi transferoi “gardianin” maqedonas, Stole Dimitrievksi, nga Rayo Vallecano, tashmë i ka vendosur edhe çmimin 23-vjeçarit gjeorgjian, çmim që shkon në shifrën e 40 milionë eurove.

Tanimë nuk mbetet më gjë për të diskutuar por vecsse të presim e të shohim se cili prej klubeve në fjalë do të jetë i gatshëm për të investuar shifrën e majme për Mamardashvili.

Megjithatë deri më tani duket se “Bardhezinjtë” e Newcastle që janë stepur disi nga shifra dhe Bayern e Inter nuk mendojnë të bëjnë transferime të mëdha kur kanë në skuadër emra si Neuer e Yann Sommer dhe mund të thuhet se më afër transferimit të gjeorgjianit janë “Blutë” e Chelsea. /i.m /abcnews.al

Next Post

Një klub anglez ka ofruar 27 milionë euro për Armando Brojën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.