Manchester City vazhdon turneun e tij parasezonal në Shtetet e Bashkuara.
Pas barazimit 2-2 me Barcelonën , qytetarët kishin tashmë një seancë të re stërvitore, të hapur për disa tifozë, të cilët mundën të kërkonin autografe nga anëtarët e skuadrës. Pikërisht këtë bëri një mbështetës i klubit, por jo në mënyrën më… konvencionale.
Ky tifoz mbante një poster me një kërkesë shumë specifike drejtuar Pep Guardiolës, trajnerit të skuadrës: “Pep, firmos këmbën time, pastaj do ta bëj tatuazh mbi të!” Dhe spanjolli nuk vonoi shumë për të rënë dakord. “Gruaja jote do të më vrasë…”, tha me shaka tekniku, i cili nuk mbeti pa përgjigje: “Ajo e di që më pëlqeni më shumë se ajo!”
Nuk e dimë se si do të jetë marrëdhënia e kësaj fanseje, por të paktën nuk i shpëton dot një tatuazhi të mrekullueshëm…
🔥 A memory for a lifetime 👀 Pep Guardiola agreed to sign a fan’s leg, so he could get his autograph tattooed ✍️#beINSPORTS #PepGuardiola #Guardiola #ManCity #ManchesterCity pic.twitter.com/vuWNR0ovcT
— beIN SPORTS USA (@beINSPORTSUSA) July 30, 2024
/GazetaBlic Sport/