Saturday, 28. March 2026
Sport

Trepça forcohet edhe me një amerikan

GS 31/07/2024 1 Min. Lesezeit

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça ka prezantuar edhe një përforcim të huaj për sezonin e ri.

Fundori Malik Johnson është përforcimi i tretë i huaj i ekipit nga Mitrovica, me të cilin ka arritur marrëveshje dhe është prezantuar të mërkurën.

Johnson sezonin e fundit ishte pjesë e ekipit nga Gjermania, Brose Bamberg dhe në Bundesligë ka luajtur me një mesatare prej 7.6 pikëe e 4.9 asistimeve për ndeshje.

 

Teilen: