Niklas Fullkrug shumë pranë ndryshimit të skuadrës, teksa sulmuesi gjerman mund të kalojë në Premierligë.
West Ham dhe Borussia Dortmund kanë caktuar një raund të ri bisedimesh për të avancuar në marrëveshjen për Niklas Fullkrug.
Sulmuesi është i interesuar të bashkohet me West Ham dhe marrëveshja varet nga klubet.
Niclas Fullkrug la përshtypje të mira me Gjermaninë në Euro 2024, ndonëse nuk ishte titullar, por çdoherë bënte diferencën kur hynte nga stoli.
Ndërkohë, ai pati paraqitje mjaft të mira edhe me Dortmundin sezonin që lamë pas.