Monday, 16. March 2026
Sport

Loriana kalon pengesën e parë me Ippon

GS 01/08/2024 1 Min. Lesezeit

Loriana Kuka e ka kaluar pengesën e parë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Në xhiron e parë të kategorisë deri 78 kilogramë, Kuka e mposhti garuesen sllovene Metka Lobnik.

Kuka e mposhti sllovenen Lobnik me Ippon dhe kështu avancon në rrethin e dytë duke dhënë sinjal se synon podiumin.

Kjo është një nismë e mbarë për Lorianën, duke pasur parasysh se Kuka është xhudistja e fundit nga Kosova që paraqitet në Olimpiadë.

Në rrethin e dytë, Kuka do të përballet me ukrainasen  Yelyzaveta Lytvynenko.

Teilen: