“E gjithë shuma duke mbledhur taksat, energjinë elektrike, ujësjellësi, pagesat e futbollisteve, gjyqet e humbura, me përafërsi borxhi në total është në vlerën e konsiderueshme 4.2 milion euro.
Për këtë shumë që ka deklaruar disponon vendimet e gjykatës si dhe shkresat e përmbaruesve të cilën kur është emëruar administrator në vitin 2015 kanë qenë të bllokuara.
Nga rezultatet e nxjerra nga Raport Kontrolli i kryer nga Drejtoria Rajonale Tiranë i mbajtur më datë 08.06.2018 si dhe nga Akt Ekspertimi kontabël ka rezultuar që për periudhën 2013-2016 vlera e fshehjes e të ardhurave të tatim fitimit është 22.494.101 lekë,
Refik Halili është përgjigjur se Klubin e Futbolli Tirana e ka marrë në administrim në Maj 2015, dhe për vitet e mëparshme mbajnë përgjegjësi personat që kanë qënë më parë administrator nga bashkia Tiranë.
Nga Federata Shqiptare e Futbollit ka rezultuar se për sezonin fubollistik 2014-2015 janë federuar 29 futbollistë dhe për sezonin 2015-2016 janë federuar 26 futbollistë.
Nga konkluzioni i akt ekspertimit rezulton që mos të jetë deklaruar asnjë futbollist në organin tatimor, ku për periudhën 2014-2016 vlera totale e detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore rezulton vlerën 29.481.644 lekë.