Iga Swiatek i thotë lamtumirë Lojërave Olimpike dhe largohet pa medalje të artë nga Parisi. Numri një në renditjen botërore të tenisit për femra si dhe favoritja kryesore për të fituar medaljen e artë në Paris, u eliminua në gjysmëfinale nga kinezja Qinwen Zheng, që zë vendin e 7-të në renditjen botërore.
Sfida që zgjati 1 orë e 51 minuta u fitua nga tenistja kineze me rezultatin 2-0 (6-2 7-5). Në finale Qinëen Zheng do të ndeshet me fituesin e sfidës Schmiedlova-Vekic.