• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Faza përgatitore e Bajernit në Korenë e Jugut, mungojnë Kejn dhe tri yje të tjerë

01/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vinsent Kompani ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrë me vete në Korenë e Jugut, ku Bajern Mynih pritet të realizojë turneu në ditët në vijim. Ndeshja e parë miqësore prestigjioze kundër Totenhemit, e caktuar të shtunën në orën 13:00.

kejn

Do të jenë 26 lojtarë që do të largohen, duke përfshirë 8 nga ekipet e të rinjve, këta janë Matis Til (19 vjeç), dy portierët Antoni Pavlesiç (18 vjeç) dhe Maks Shmit (18 vjeç), mbrojtësi i krahut. Adam Aznu (18 vjeç), mesfushorët Noel Aseko-Nkili (18 vjeç), Javier Fernandez (17 vjeç) dhe Adin Lisina (17 vjeç), në fund sulmuesi i sapo nënshkruar Nestori Irankunda (18 vjeç).

Ish-lojtari i Frosinone, Arijon Ibrahimoviç, është jashtë pasi nuk do të mund të paraqitet nën urdhrat e trajnerit të ri për shkak të një dëmtimi. Ai pësoi një çarje në muskulin e kofshën e pasme të majtë gjatë stërvitjes përpara se të nisej të mërkurën. Janë bërë të ditur mungesat e lojtarëve me peshë të rëndësishme për shkak të përfshirjes në Kampionatin Europian, mes të cilëve edhe Herri Kejn, i cili po shijon pushimet më të gjata për shkak të mbërritjes së tij në finalen kundër Spanjës. E njëjta gjë vlen edhe për dy pjesëmarrësit francezë në gjysmëfinale Kingslej Koman dhe Daiot Upamekano, si dhe holandezin Matajs de Ligt .

E njëjta gjë vlen edhe për Alfonso Dejvis, i cili arriti në gjysmëfinale me Kanadanë në “Copa America”. Sane nuk gjendet në listë, si pasojë e lëndimit dhe po lufton me rehabilitimin. Futbollistët gjermanë si Manuel Nojer, Joshua Kimish, Tomas Myler dhe Xhamal Musiala janë rikthyer në skuadër të mërkurën.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lojtari 17 - vjeçar i shënon eurogol danezëve, Llapi barazon por eliminohet! 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.