Thursday, 26. March 2026
Sport

Llapi barazon me Brondbyn, por eliminohet nga Conference League

GS 02/08/2024 1 Min. Lesezeit

Llapi eliminohet nga Conference League, ndërsa u mposht nga Brondby me rezultatin e përgjithshëm të dy takimeve 2-8.

Me ndeshjen e parë që ishte mbyllur me fitoren 6-0 të skuadrës nga Danimarka, ekipi nga Kosova nuk ia doli të bënte ndryshim në takimin e dytë mes tyre.

Përballja e luajtur në “Stadiumi Zahir Pajaziti” u mbyll me barazimin 2-2, ku për Llapin shënoi Gashijan në minutën e 42’, teksa barazimin e mori falë autogolit të Mikkelsen në minutën e 66’.

Kështu Llapi e mbyll këtu rrugëtimin në arenën europiane, teksa Brondby kalon në raundin e tretë të Conference League.

Teilen: