Friday, 3. April 2026
Sport

Zi në futbollin anglez/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i Leicesterit

GS 02/08/2024 1 Min. Lesezeit

Ish-trajneri i Leicester City-t, Craig Shakespeare, ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare.

Shakespeare u nda nga jeta këtë të enjte pasi humbi “ndeshjen” më të rëndësishme, atë ndaj kancerit.

Ai ishte asistent i Claudio Ranierit në vitin 2016, sezonin kur Leicester fitoi titullin e Premier League.

Shakespeare mori drejtimin e “dhelprave” një sezon më pas, pas largimit të Ranierit dhe drejtoi ekipin e Leicester në fitoren e tyre të famshme ndaj Sevilla-s në  Champions League.

 

Teilen: