• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Egnatias flet pas eliminimit: Ishim të trembur

02/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, e ka cilësuar si një rezultat që duhet pranuar eliminimin në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Tekniku i rrogozhinasve pranoi se ekipi i tij kishte qenë larg asaj që pritej, teksa kishte shfaqur shumë pasiguri përballë Vikingur në ndeshjen që i nxori nga Europa.

“Të vjen keq, se pjesën e parë kishim presion, nuk e di pse na vjen. Mendoj se lojtarët nuk ishin në detyra, në pjesën e parë mund të kishim pësuar edhe gol tjetër, ishte fati me ne. Në pjesën e dytë reaguam me ndryshimet, ishim afër golit, por portieri kundërshtar bëri diferencën dhe duhet të pranojmë këtë humbje.

Nuk është se kundërshtari dominoi, nuk ishim ne në detyra, në kohën e presingut ishim vonë, sidomos sulmi. Menduam të ndryshonim skemën dhe na doli efikase, shkuam para portës, por gjithmonë pa shënuar gola.

Mendoj që duhej të kishim bërë më mirë kohën e presingut dhe më shumë qarkullim topi, ishim shumë të trembur, sidomos në pjesën e parë.

Mungesat? Mendoj që Xhemajli është një forcë e ekipit në mbrojtje. Ai mungoi, por edhe të tjerët nuk bënë keq, të dy golat mund të ishin të evitueshëm por duhet të pranojmë rezultatin.

Goli i dytë? Nuk e kam parë ende aksionin por mendoj se ishte gabimi i lojtarëve të mi që nuk shoqëruan deri në fund tre lojtarët e linjës së parë. Sa i përket VAR, nëse nuk ka, duhet ta pranojmë.

Nuk mendoj se do të ndikojë kjo humbje te kampionati. Kemi hequr disa lojtarë dhe duhet pak kohë të përshtatim disa lojtarë se nuk kanë minutat e duhura, Të shohim deri në fund afrimin e një lojtari tjetër në sulm që do të jemi të plotë”, tha Tetova.

 

 

Next Post

PSG bën gati “thasët”, kampionët e Ligue 1 vihen pas Julian Alvarez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.