• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flamurtari i papërmbajtshëm

02/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Flamurtari nuk ndalet në merkato, duke siguruar një tjetër afrim të bujshëm.

Vlonjatët kanë arritur marrëveshjen me mesfushorin e Partizanit, Valentino Murataj, i cili pas aventurës europiane, i ka dhënë fund eksperiencës 3-vjeçare me skuadrën kryeqytetase.

Murataj është prezantuar zyrtarisht me fanellën kuqezi, teksa objektivi primar i vlonjatëve mbetet rikthimi në elitën e futbollit shqiptar që në sezonin e ardhshëm.

Mesfushori 28-vjeçar është padyshim një nga afrimet më të bujshme  të vlonjatëve, pasi ka qenë një titullar i padiskutueshëm dhe ndër futbollistët më të spikatur të Superiores gjatë sezoneve të fundit.

Krahas Muratajt, Flamurtari ka prezantuar më herët edhe emra si Albi Alla, Lorenc Trashi, Ali Adem, Herald Marku, Sodiq Atanda, Ardit Hoxhaj, Stivi Frashëri, etj., të gjithë me eksperiencë të konsiderueshme në Kategorinë Superiore në Shqipëri.

Nën drejtimin e trajnerit italian Andrea Agostinelli, vlonjatët vijojnë përgatitjet për sezonin e ri, ku do të garojnë në Kategorinë e Parë, por me misionin e vetëm, rikthimin në elitën e futbollist shqiptar.

Next Post

​Orari i dy javëve të para të Superligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.