Kur prezantoi para mediave Zhoao Pahlinjën, drejtori Maks Eberl përmendi edhe konkurrencën në repartin e mesfushës që po krijohet te skuadra bavareze. Eberl i ka dhënë shpresë Aleksander Pavloviç, i cili mori rol titullari në edicionin e kaluar pasi marrëveshja me Palhinja dështoi:
“Është gjithmonë kështu, një derë mbyllet, një tjetër hapet. Ishte një turp për Zhoao nuk ishte këtu që para një vit, megjithatë kjo hapësirë kohore i dha mundësi Aleksit të luante në ekipin bazë. Pavloviç patjetër do të vazhdojë të mësojë së bashku me Zhoaon, Joshuan, Leon dhe Laimer. Palhinja dhe Aleksandar ta mund të luajnë edhe bashkë. Do të kemi mjaft ndeshje”, tha Eberl.
Kur u pyet për Leon Gorecka, Maks tha: “Me Leon, flas shumë hapur, por nuk e bëj këtë në publik. Kur diskutoj me lojtarë ose agjentë, detyra jonë është ta bëjmë këtë me besim. Situata e konkurrencës në mesfushë do të jetë jashtëzakonisht e lartë. Çdo lojtar duhet të vendosë vetë se cili është hapi i tij i ardhshëm dhe si dëshiron të përballet me konkurrencën”, e mbylli Maks Eberl.
Frazat e fundit nga anëtari i bordit në Mynih të bën të kuptosh se ai po sugjeron që Gorecka duhet të largohet nga klubi, sepse nuk është më i rëndësishëm nën drejtimin e trajnerit të ri Vinsent Kompani. Mesfushori gjerman është konsideruar prej kohësh nga shefat si një nga lojtarët që mund të largohet nga klubi nëse vjen propozimi i duhur.
Deri më tani duket se Gorecka nuk dëshiron të largohet nga “Allianz Arena”. Ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2026, ndërsa vlen sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt” 30 milionë euro. Atletiko Madrid është vënë në ndjekje të lojtarit 29-vjeçar.
Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL