Sunday, 22. March 2026
Sport

Redon Xhixha nis sezonin me gol

GS 02/08/2024 1 Min. Lesezeit

Redon Xhixha ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Azerbaixhan me skuadraën e Karabak. Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 6-të në sfidën në transfertë ndaj Araz (ndeshja po luhet aktualisht rezultati është 0-2).

Meqenëse ekipi luan edhe në Europë, Xhixha ishte mes titullarëve në këtë ndeshje dhe sulmuesi shqiptar ka shfrytëzuar rastin e tij, duke gjetur golin që në minutën e 6 të sfidës.

Një start i shkëlqyer për të, që mund t’i japë më shumë shtysa trajnerit të Karabak ta aktivizojë rregullisht në kampionat e pse jo, edhe në Europë nëse arrin që të gjejë rregullisht rrugën e rrjetës në vijim.

Teilen: