Bajern Mynih dëshiron ende të nënshkruajë me Xhonatan Tah si qendërmbrojtësin e tyre të ri. Megjithatë, rekordmenët gjermane deri më tani kanë qenë shumë larg në negociatat me Leverkusenin.
Trajneri i “Aspirinave”, Ksabi Alonso, ka komentuar tani thashethemet e vazhdueshme për transferimin e mundshëm të mbrojtësit të tij në Mynih.
ALONSO – “Po planifikoj që Xhonatan të qëndrojë, sepse ai është shumë i rëndësishëm për ne, në fushë por edhe jashtë saj. Kjo është ideja ime për momentin. Por nuk i mbyll sytë para situatës. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai është plotësisht i fokusuar, një profesionist i lartë. Nuk kam pse të ankohem”, tha Ksabi.
SITUATA – Leverkusen nuk është në një pozicion të mirë negociues me futbollistin. Kontrata e Tah skadon në verën e vitit 2025, thuhet se nuk përjashtohet një zgjatje e kontratës nga qendërmbrojtësi, ndonëse mbetet opsion në letër. Prandaj Bajer rrezikon të humbasë “shefin” e prapavijës falas vitin e ardhshëm. Drejtori sportiv Simon Rolfes së fundmi e bëri të qartë:
“Nuk ka asnjë kërkesë nga asnjë klub apo ofertë që është e pranueshme për ne dhe jemi të bindur se është në përputhje me vlerën në treg”. Propozimi i fundit i bavarezëve arriti në 20 milionë euro plus pesë milionë euro pagesa bonus, i cili u refuzua nga kampionët në fuqi të Gjermanisë.
Mbetet për t’u parë nëse dy klubet kryesore në tokën gjermane mund të afrohen negociatave produktive në të ardhmen e afërt. Nëse kjo nuk ndodh, qendërmbrojtësi Piero Hinkapi është gjithashtu një kandidat për largim. Nëse argjenti9nasi ndryshon ekip, Tah i mbyllet përfundimisht dera për t’u transferuar në skuadrën e Vinsent Kompani.
PANORAMASPORT.AL