• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Notarja Beiqi debuton sot në Olimpiadë, atletja Bakraqi ka edhe një rast

03/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Garuesja më e re e Kosovës në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, Hana Beiqi debuton sot në këtë ngjarje të madhe sportive.

Beiqi 15-vjeçare do të garoj sot në garat e notit, disiplinën 50 metra stil i lirë.

Garat e notit në Olimpiadë nisin në orën 11:00.

Ndërkohë, atletja Gresa Bakraqi e ka edhe një mundësi të dytë për të garuar në disiplinën 800 metra vrapim.

Bakraqi garoi të premten mbrëma por nuk arriti të kualifikohet. Kështu që, Bakraqi së bashku me të pakualifikuarat tjera do ta kenë edhe një garë dhe një mundësi tjetër kualifikimi.

Të gjitha garueset e pakualifikuara janë të ndara në katër grupe, ku të parat në secalin grup dhe dy të tjera me kohën më të shpejtë të gjitha grupeve do t’iu bashkohen atleteve të kualifikuara mbrëmë në gjysmëfinale.

Garat e atletikës nisin në orën 11:20.

Bakraqi në garën e mbrëmshe pati kohë prej 2 minutave e 13.29 sekondave dhe në renditjen e përgjithshme doli e 49-të.

Me paraqitjen e notares Beiqi dhe atletes Bakraqi, Kosova mbyll pjeswmarrjen nw Olimpiadën “Parisi 2024”, ngjarje në të cilën fitoi dy medalje.

Të argjendtën me anë të Distria Krasniqit dhe të bronztën nëpërmjet Laura Fazliut.

Next Post

“Përgatituni për spektakël”, Alcaraz “çon peshë” spanjollët: Do ju jap medaljen e artë!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.