• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Florian Virc injoron rivalët nga Mynihu: Fitojmë sërish titullin e Bundesligës

03/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme sezonin e kaluar Florian Virc është i lidhur me pothuajse të gjitha klubet kryesore në Europë, veçanërisht te Bajern Mynih. Megjithatë, i riu e lë të hapur se ku do të shkojë në “stacionin” e radhës.ab5ee095-5d08-4c31-ab26-186ad153d6acPresidenti i Nderit te bavarezët, Uli Hënes, madje e konfirmoi këtë disa herë. Sipas “Kicker”, ka pëshpëritje në Sabener Strase se verën e ardhshme ata do të jenë të përgatitur të hapin “kuletën” për të firmosur me talentit e Leverkusenit. Megjithatë, një ndryshim në dritaren aktuale të transferimeve është i pamundur. Florian dëshiron të qëndrojë në “Bay Arena” edhe për një vit. Në një intervistë te “Kicker”, ai foli për planet e tij të ardhshme.

“Unë nuk kam një ide të qartë. Jam shumë i lumtur që mund të luaj sërish futboll pas pushimit veror. Para së gjithash, po përpiqem të arrij objektivat e mia me ekipin. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë në një moment të dytë, por e ritheksoj se nuk kam ende një plan,” bëri të qartë 21- vjeçari. Kur u pyet për garën për titull, Virc ishte i sigurt. Edhe pse skuadra e Mynihut ka sjellë disa lojtarë “të cilët sigurisht do t’i forcojë”, futbollisti me prirje ofensive është i mendimit “se diferenca mes Bajernit dhe skuadrave të tjera më të mira nuk është më aq e madhe sa ishte vitet e fundit”.

Kjo e bën atë të sigurt se do të jetë në gjendje të mposhtin sërish rekordmenët e Gjermanisë edhe në vitin e ardhshëm.

“Nuk do t’i qasemi me arrogancë kësaj pyetje, por e dimë që Bajerni është aty ende në ligë. Sigurisht që ne do të përpiqemi t’i mposhtim dhe jemi gati të tregojmë versionin më të mirë. Fakti që në gjirin e tyre ndodhen një dyzenë talentesh dhe lojtarë me përvojë duhet të na mbajë vigjilentë”, përfundoi me vetëbesim të lartë Florian Virc.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mësohet orari i ndeshjes Ballkani – Larne, për fazën e tretë të Ligës së Konferencës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.