Franca e Tieri Henri mposhti minimalisht Argjentinën me rezultatin 1-0, në duelin çerekfinal të Lojërave Olimpike në futboll.
Ata kanë festuar përpara tifozëve dhe familjarëve të argjentinasve, gjë që i ka inatosur shumë futbollistët e Argjentinës. Kaq ka mjaftuar që të plas sherri mes lojtarëve të skuadrave për shkak se e kanë konsideruar si provokim.
Mbrojtësi Nikolas Otamendi ka deklaruar se: “Lojtarët mund të festojnë, por ku janë njerëzit, anëtarët e familjes… Ka një që nuk ia di emrin, Balde, Bade nuk e di (duke iu referuar Loic Bade), nëse dëshiron të festojë, ai duhet të vijë këtu ku jemi ne dhe ne e zgjidhim atë. Më mërzit shumë. Nuk është e drejtë që ta festojnë në fytyrën e tij. U thashë djemve se kështu mbrohet fanella e Argjentinës. Më shqetëson shumë që kanë shkuar aty ku kanë qenë të afërmit tanë për të festuar në fytyrë”.
Heronimo Ruli tha se: “Për fat të keq këtë herë nuk na shkoi. Një vit e gjysmë më parë, po. Kur fitojmë ne festojmë me njerëzit tanë, por është e qartë se ata kishin diçka të ruajtur shumë kohë më parë dhe sot e lëshuan.”
PANORAMASPORT.AL