• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Guardiola lavdëron trajnerin e ri të Chelseat

03/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme (23:30) kundër Chelsea. Një test miqësor në SHBA.

Trajneri spanjoll, siç raporton BBC, u ndal për të folur rreth Enzo Maresca, një ish-anëtar i stafit të tij teknik, tani në krye të Chelsea. Vetëm dje, në një intervistë, italiani i bluve kishte rezervuar fjalë të mëdha për kolegun katalanas.

“Jam shumë i lumtur, sepse ai, – tha Pep, – beson vërtet në idetë e tij për futbollin. Ne kemi kaluar një vit të veçantë së bashku. Ai është një person i jashtëzakonshëm”.

Duke folur për punën e tij në fushë, Guardiola shtoi: “Ai ka bërë një punë vërtet të mirë, të pabesueshme te Leicester, e kurorëzuar me ngjitjen në Premier League. Tani po drejton një nga pesë ose gjashtë ekipet më të mira në Angli. I uroj më të mirën, sepse e meriton. Njerëzit si ai meritojnë më të mirën”.

Megjithatë, jo vetëm si person, Pep e vlerëson Mareskën për idetë e tij futbollistike: “Si trajner është i suksesshëm, sepse ka gjënë më të rëndësishme. Të jesh trajner do të thotë të besosh thellë në diçka, por me të vërtetë, thellë, thellë. Unë i qëndroj besnik idesë sime, kjo është arsyeja pse ai beson në atë që bën dhe do të jetë i suksesshëm”.

Next Post

Burraj mbyll ëndrrën "Paris 2024", renditet i parafundit në raundin e dytë të garës së 100m

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.