Mançester Junajtid po punon intesivisht për të nënshkruar me dy mbrojtësit e Bajernit, Nusair Mazraui dhe Matajs de Ligt.
Oferta e parë për një transferimi të dyfishtë tani mesa duket ka mbërritur në Mynih dhe marrëveshja me lojtarët tashmë mbetet në fuqi, megjithatë jo gjithçka ka shkuar sipas planit nga “Djajtë”. Mazraui dhe De Ligt nuk luajnë asnjë rol në planifikimin e Vinsent Kompanisë për sezonin e ardhshëm. Kjo mësohet se tashmë u është komunikuar nga përgjegjësit, siç raporton “The Athletic”. Pikërisht arsyeja përse të dy lojtarët, së bashku me agjenten e tyre të përbashkët Rafeala Pimenta, filluan të kërkojnë një klub të ri.
Vijohet se me Mançesterin të dy kanë rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare, sipas “ekspertit” të transferimeve Fabricio Romano. Ndërsa futbollistët dhe klubi anglezë kanë gjetur “gjuhën e përbashkët”, Junajtid dhe Bajerni ende kanë ngecur në ofertën e duhur. “The Athletic” raporton se propozimi i rekordmenëve të Anglisë është refuzuar nga pala gjermane, pasi kërkojnë më shumë të ardhura. Megjithatë, shenjat janë optimiste.
Edhe pse bavarezët kanë refuzuar disa oferta nga Mançesteri, qëndrimi i tyre për të larguar Mazraui dhe De Ligt nuk ka ndryshuar. Vetë futbollistët kanë pyetur drejtuesit nëse refuzimi ishte për shkak se ata vlerësohen të rëndësishëm, por përgjigja ka qenë e prerë, “nuk ka ardhur oferta e përshtatshme”! Interesante është se nuk zbardhet çeku që Junajtid i ka adresuar gjigantëve nga Mynihu. Meqenëse bisedimet mes rekordmenëve gjermane dhe Mançester Junajtid janë ende në vazhdim, marrëveshja e dyfishtë aktualisht duket se nuk ka gjasa të dështojë.
PANORAMASPORT.AL