• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kapiten i vërtetë, Lautaro shkurton pushimet pas dëmtimit të Taremit

03/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi kishte ndërmend që ta telefononte, por nuk është nevoja. Lautaro Martinez është një kapiten i vërtetë dhe menjëherë sapo mësoi që Mehdi Taremi u dëmtua dhe mund të rrezikojë ndeshjen e parë të kampionatit ka vendosur që të rikthehet më shpejt në Milano.

lautaro turam

Argjentinasi është lojtari i fundit që ishte planifikuar për t’ju bashkuar ekipit në fazën përgatitore pasi ishte lojtari që i mbylli i fundit impenjimet me kombëtaret. Ai ishte në finalen e Kupës së Amerikës ku arriti që të shënonte në finale për t’i dhënë triumfin skuadrës së Lionel Skalonit.

Ishte planifikuar që ai të zbarkonte në Milano në datën 7 ose 8 gusht, por tani do të vijë më shpejt në mënyrë që të marrë ngarkesën e duhur fizike dhe të gjejë sa më shpejt formën për të luajtur si titullar përkrah Markus Turamit.

Interi do të marrë formë në fundjavë ku do të rikthehen gjithashtu De Vraj dhe Dumfris, të cilët morën pjesë në gjysmëfinalen e Europianit me Holandën.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Laporte heq dorë nga milionat arabe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.