• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Trajneri i Francës, Thierry Henry, kritikon lojtarët e tij pasi fitorja ndaj Argjentinës përfundoi me grushte

03/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Francës, Thierry Henry e quajti sjelljen e disa prej lojtarëve të tij të papranueshme pasi fitorja e tyre 1:0 në çerekfinalen olimpike ndaj Argjentinës në Bordo përfundoi në një përleshje dhe një karton të kuq për mesfushorin Enzo Millot.

Franca nikoqire eliminoi Argjentinën të premten për t’u hakmarrë për humbjen e vendit në finalen e fundit të Kupës së Botës në një rivalitet të ashpër të nxitur së fundmi nga një video e lojtarëve argjentinas, që drejtonin thirrje raciste ndaj lojtarëve francezë.

Por, triumfi, falë një goli të minutës së 5’ nga Jean-Philippe Mateta, u njolloset pak çaste pas fishkëllimës së fundit, kur festimet franceze para lojtarëve argjentinas çuan në një përleshje të shkurtër në të cilën Millot mori një karton të kuq.

“Unë nuk jam dakord me atë që ndodhi në fund”, i tha Henry transmetuesit argjentinas “TyC Sports”.

“Një nga lojtarët e mi mori një karton të kuq dhe unë nuk e pranoj këtë, nuk duhet të ndodhë. Shkova t’i shtrëngoja dorën trajnerit argjentinas Javier Mascherano dhe, kur u ktheva, kishte ndodhur“, tha më tej Henry.

Përveç telasheve, Henry lavdëroi homologun e tij argjentinas Mascherano pas një ndeshjeje të ngushtë në të cilën amerikano-jugorët shtynë për të barazuar, por në fund u mbajtën nga prapavija franceze.

“Ne u përpoqëm të luanim mes linjave, por ishte shumë e vështirë”, tha ish-reprezentuesi francez.

“Argjentina kishte posedimin e topit dhe ne luajtëm në kundërsulm. Goli erdhi shpejt, nuk dua të them se kjo na trembi, por ne duhej të prisnim më shumë. Kjo nuk është aq e lehtë”, tha më tej Henry.

Franca do të luajë kundër Egjiptit të hënën për një vend në finale në një përpjekje për të fituar medaljen e parë të artë olimpike në 40 vjet.

Next Post

Laporte do Realin, gati prishja e kontratës faraonike me Al Nasr

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.