Wednesday, 13. May 2026
Sport

Laporte do Realin, gati prishja e kontratës faraonike me Al Nasr

GS 03/08/2024 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i kombëtares spanjolle, Ajmerik Laporte është një nga emrat që qarkulluar jo pak këto ditë në ambientet e Realit të Madridit.

laporte

Dëshira me sa duket është e përbashkët, pasi Reali do të ishte gati t’i gjente një vend në formacionin titullar në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që vetë mbrojtësi do të ishte i gatshëm të kthehej në futbollin e madh në Europë. Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, në orët e fundit, Laporta ka shtuar presionin e tij mbi klubin saudit, Al-Nasr ku ai aktivizohet.

Ai i ka kërkuar klubit ta lërë të lirë të largohet për t’u bashkuar më tej me Realin. Por deri më tani refuzimi i klubi saudit ka qenë i prerë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: