• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

VIDEO/ Haland argëtohet me tre gola para 102 mijë spektatorëve, Mançester Siti mund Çelsin edhe me të rinjtë

04/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mançester Siti dhe Çelsi janë përballur mbrëmë në SHBA në një miqësore që tregoi edhe një herë se kampionët në fuqi të Anglisë janë shumë përpara rivalëve të tyre londinezë. Kjo, pasi fitorja 4-2 erdhi me një Haland të kthyer në formë të shkëlqyer, por edhe me shumë lojtarë të rinj në formacionin e skuadrës së Guardiolës, përballe emrave të zakonshëm të zgjedhur nga Mareska.

asdasddsadsasdaasdadsads

Haland, i cili ishte kapiteni i “qytetarëve” në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Ohajos me 102780 spektatorë të pranishëm në tribuna, zbërtheu menjëherë mbrojtjen e Çelsit duke fituar penallti të cilën e transformoi vetë në minutën e katërt e pastaj duke dyfishuar shifrat në minutën e pestë.

Kjo ia bëri më të thjeshtë Sitit ndeshjen të cilën e dominoi me lehtësi dhe shtoi diferencën në pjesën e dytë me anë të Bob dhe përsëri Haland, duke çuar rezultatin në 4-0 kur regjistrohej minuta e 56. Sterling dhe Madueke me golat e tyre bënë më pak të hidhur këtë ndeshje, por gjithsesi u pa qartë që diferenca mes dy skuadrave ishte shumë e madhe.

SHIH VIDEON

Duhet theksuar se në këtë ndeshje, trajneri Mareska nuk i rezervoi asnjë minutë Armando Brojës, i cili ndoqi takimin nga stoli.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Shpërthen” Nicolas Otamendi: Francezët u tallën me familjet tona

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.