Sunday, 29. March 2026
Sport

Lojërat Olimpike në Paris/ Garë në disiplinën 3000 metra me pengesa, Luiza Gega do sfidojë të dielën rivalet e saj

GS 04/08/2024 1 Min. Lesezeit

PARIS- Atletja shqiptare, Luiza Gega do të garojë këtë të diel në Lojërat Olimpike të Parisit. Gara e Gegës është në disiplinën 3000 metra me pengesa, sfidë kjo, e cila do të fillojë në orën 10:20 minuta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, rekordmenia shqiptare ka përshkruar emocionet e kësaj gare.

Ajo theksoi se emocionet në këtë garë  dhe atmosfera është e jashtëzakonshme. Atletja shqiptare thekson se do të bëjë maksimumin, në këtë olimpiadë, e cila e vë përballë garueseve të forta.

“Është dita ime e garës ku unë do të garoj në baterinë e dytë, në orën 10:20 minuta. Nuk mund ta mohoj që emocionet në këtë aktivitet janë shume të mëdha dhe atmosfera është e jashtëzakonshme. Nuk dua të mendoj çfarë ka ikur, nuk dua të mendoj se çfarë do të vijë. Thjesht di që do të përpiqem në maksimun për të bërë me të mirën e ta shijoj të qenurit Olympian, në maksimum, sepse nuk vjen shumë shpesh në jetë kjo ndjenjë”, shkruan ajo./ abcnews.al

 

Teilen: