Tuesday, 7. April 2026
Sport

“Realizimi i një ëndrre”, nga zërat e merkatos te “gradimi” kapiten

GS 04/08/2024 2 Min. Lesezeit

Nga zërat e merkatos te shiriti i kapitenit. Bruno Guimaraes është i lumtur dhe i karikuar në maksimum për sezonin e ri.

Mesfushori brazilian u lidh me një transferim të mundshëm te Manchester City ose Arsenali, por aventura e tij te Newcastle do të vazhdojë.

Madje më e bukur dhe me më shumë përgjegjësi se më parë. Pasi është përzgjedhur kapiteni i ri i skuadrës së drejtuar nga Eddie Howe.

Vlerësim për të cilin 26-vjeçari latin, pjesë e bardhezinjve anglezë prej janarit të 2022, ndihet krenar dhe i plotësuar.

“Jam shumë i lumtur që do të filloj një tjetër sezon me këtë klub që ka bërë kaq shumë për mua që prej ditës sime të parë këtu.

Një tjetër ëndërr e realizuar. Të jem kapiteni i Newcastle është gjithçka që kisha ëndërruar, por nuk ma kishte marrë mendja se do të ndodhte“, thekson Guimaraes.

Newcastle, që si objektiv ka zonën Champions League, e nis edicionin e ri në Premier League në shtëpi (17 gusht).

Përballë “Shenjtorëve” të Southamptonit, të cilët u rikthyen në elitë pas vetëm një sezoni në Championship.

Teilen: