Pas pushimeve tri javore, Manuel Neuer shpjegoi në fillimin e turneut pesë-ditor të përgatitjes dhe marketingut në Korenë e Jugut se çfarë mendon për të ardhmen te përfaqësuesja gjermane, aty ku diskutimet kanë qenë të shumta:
“Unë kam qenë në gjendje të mendoj mjaftueshëm kohët e fundit. Isha shumë i lumtur dhe i kënaqur.
Sigurisht jo me eliminimin, por me mënyrën se si u paraqitëm, si u takuam me tifozët. Shumë njerëz erdhën tek unë me pushime dhe më falënderuan për kohën e mrekullueshme që kaluam së bashku këtë verë.
Kjo ishte krejtësisht pozitive. Dua të them se është ende koha që unë të njoftoj ndonjë gjë apo të them se çfarë do të ndodhë më pas. Duhet të ketë disa diskutime të tjera dhe më pas duhet të jem i qartë për atë që dua”, e mbylli Nojer.
U tha në mediat gjermane se pas Tomas Myler, numri “1” i Bajernit do të varte “këpucët në gozhdë” nga kombëtarja, por që ende nuk ka një përgjigje të prerë nga Manuel Neuer .