Wednesday, 13. May 2026
Sport

Zyrtare: Feronikeli ‘74 “godet” me dy transferime gjatë afatit veror

GS 04/08/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Feronikeli ’74 ka bërë dy goditje gjatë afatit kalimtar të verës.

Bëhet fjalë për dyshen Nikolaos Ioannidis dhe Vasileios Karagkounis.

Sulmuesi i qendrës, Nikolaos Ioannidis vjen nga skuadra Ethnikos nga Qipro ndërsa me parë ishte edhe pjesë e ekipeve të njohura si PEC Zwolle, Dortmund ll, Olympiacos e Martimo në Portugali.

Mesfushori defanziv, 30 vjeçari, Vasileios Karagkounis me parë ka luajtur edhe në AEL Limassol, Olympiacos dhe se fundi ishte pjesë e ekipit Zhenis Astana.

Teilen: