Zurich në udhëtim ka barazuar me rezultat 2:2 me Young Boysin.
Për Zurich realizuan Marchesano (7′ – nga penalltia), Katiq (76′) dhe për Young Boys shënuan Brecher (18′ – autogol) e Ganvoula (64′).
Bledian Krasniqi e Mirlind Kryeziu luajtën titullarë për Zurich-un. Krasniqi është zëvendësuar në minutën e 46-të dhe në të njëjtin minutë Lindrit Kamberi futet në lojë.
Kastriot Imeri është paraqitur nga minuta e 81-të për Young Boysin.
Në minutën e fundit të takimit, Kryeziu është përjashtuar me karton të kuq.
Pas javës së tretë në elitën e futbollit zviceran, Young Boys është në fund të tabelës (i 12-ti) me 1 pikë dhe Zurich në pozitën e tretë me 7 sosh apo me 2 pikë me pak se lideri Lugano.