Skuadra e Ferizajt ka barazuar me rezultat 1:1 me Shkëndijen e Tetovës.
Miqësore domethënëse për dy ekipet, për të pa formën në prag të fillimit të kampionatit të ri.
Gligorov në minutën e 44-të shënoi nga penalltia për Ferizajn dhe Ademi në atë të 58-tën barazoi rezultatin.
“Ka përfunduar me rezultat të barabartë ndeshja miqësore e zhvilluar në Tetovë, kundër skuadrës së njohur KF Shkëndija.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mbrojtësi Filip Gligorov nga pika e bardhë.
Paçka se ishte ndeshje kontrolluese, lojtarët tonë u angazhuan dhe luftuan shumë për secilin top e duel.
Kjo njëherit ishte ndeshja e fundit testuese para nisjes së kampionatit në Superligën e Kosovës.
Kujtojmë se, të shtunën e 10 gushtit, si vendas e presim Ferronikelik 74, në ndeshjen e xhiros së parë në Superligë”, njofton FC Ferizaj.