Wednesday, 13. May 2026
Sport

Organizohet pritje shtetërore për olimpistët

GS 05/08/2024 1 Min. Lesezeit

Ekipi olimpik që e përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” do të ketë një pritje shtetërore të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kjo pritje do të bëhet për ndër të kampionëve dhe ekipit olimpik, të cilët kanë përfaqësuar Kosovën me krenari në Olimpiadën e Parisit.

Në njoftimin e MKRS-së, thuhet se kjo mbrëmje i dedikohet festimit të arritjeve të tyre të jashtëzakonshme, punës së palodhur dhe medaljeve historike që i kanë sjellë në shtëpi.

Ngjarja apo pritja shtetëtore, do të mbahet të martën prej orës 19:00 në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

“Sportistët tanë i kanë treguar botës fuqinë, vendosmërinë dhe talentin e Kosovës, duke na bërë të gjithëve krenarë”, ka shkruar MKRS.

Kosova në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” u paraqit me nëntë sportistë, ku gjashtë prej tyre ishin të kualifikuar me normë olimpike.

Në pjesëmarrjen e saj të tretë në këtë ngjarje, Kosova siguroi dy medalje olimpike, të argjendtën dhe të bronztën, të cilat i fituan xhudistet Distria Krasniqi e Laura Fazliu.

Teilen: