• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Courtois për Endrick: Është si Hazard

06/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Thibaut Courtois, portieri i Real Madridit, nënvlerësoi humbjen 2-1 të të tijve kundër Barcelonës.

Një miqësore e luajtur kjo në “MetLife” të New Jersey, në turneun parasezonal të SHBA, ku janë të angazhuara të dyja skuadrat spanjolle: “Është parasezon. Ne po punojmë dhe padyshim që ka gjëra që ndoshta mund t’i përmirësojmë. Në fund të fundit jemi ata që jemi, po ashtu edhe katalanasit”.

Megjithëse pësoi një humbje në klasiken parasezonalë të Amerikës, Thibaut këmbënguli edhe një here: “Në fund të fundit është një miqësore, që nuk jep shumë më tepër se ndoshta prestigjin e parasezonit. Për ta fituar këtë ndeshje, unë mendoj se kishim shanse për të bërë më shumë. Rezultati është negative, duhet të bëjmë më mirë para portës kundërshtare, por gjithçka ishte në rregull”.

Për më tepër, Courtois theksoi se këtë herë ndihet veçanërisht mirë me punën parasezonale që nga fillimi dhe gjithashtu ndau lavdërime për dy të rinjtë në ekip, si Endrick dhe Arda Guler, megjithëse pati edhe disa këshilla për brazilianin:

“Endrick ka shumë forcë, shumë fuqi. Ndoshta duhet të jetë pak më i qetë, akoma. Nuk po them se është nervoz, por është normale që kur luani me Real Madridin ndeshje të mëdha të ngarkoheni psikologjikisht. Në seancat stërvitore duket se ka shumë potencial dhe forcë”.

Portieri belg u pyet për diferencën që mund të bëjë Endrick: “Ai nuk është shumë i gjatë, por është shumë i fortë në këmbë. Është pak sikur kam takuar Eden (Hazard) te Chelsea, ka këmbë të forta.

Mund ta godisni dhe ai të qëndrojë në këmbë. Po kështu ka shumë forcë në goditjen e tij. Në stërvitje e kam parë të gjuajë fort. Mbi të gjitha, mendoj se duhet të jetë pak më i qetë. Nuk e di nëse është pak nervoz. Do të bëhet më mirë çdo herë”.

 

Next Post

Sulmuesi gjerman e konfirmon: Nuk do të shkoj te Juventus, jam i lumtur në Dortmund

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.