Wednesday, 13. May 2026
Sport

Sulmuesi gjerman e konfirmon: Nuk do të shkoj te Juventus, jam i lumtur në Dortmund

GS 06/08/2024 1 Min. Lesezeit

Karim Adeyemi do të vazhdojë të jetë lojtar i Borussia Dortmund, pavarësisht interesimit nga Juventus.

22-vjeçari ka konfirmuar se nuk do shkojë te “Zonja e Vjetër”, teksa shprehet i lumtur në Dortmund.

“Jam i lumtur dhe më pëlqen të jem këtu te Borussia Dortmund. Ka qenë gjithmonë e qartë për mua se doja të luaja për BVB, plani im nuk ka ndryshuar”, tha ai për BILD./abcnews.al

Teilen: